Rreth 100 punëtorë të një fasonerie këpucësh kanë dale në protestë mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.
Ata pezulluan punën pasi shprehen se nuk e kanë marrë ende pagën e luftës.
Ankohen për kushtet e punës dhe për maskat që përdorin.
”Unë e pyeta ekonomisten, a e përfitoj pagën e luftës? Ç’është kjo pagë luftë, kjo nuk është përgjigje nga një njeri me shkollë. Kjo nuk është maska për të na mbrojtur nga koronavirusi. Unë jam me dy fëmijë, nuk mund ta mbaj familjen me 70 mijë lekë, paguaj ujë, drita. Na thonë vini maskat, por kjo nuk është maskë. Nuk mund të flas dot për kushtet po flas për të drejtën time.’’
I janë drejtuar fasonerisë ku kërkojne që të sqarohen me pergjëgjesen dhe ekonomisten por nuk jua hapin derën.
Thonë se nuk kthehen në punë pa marrë pagën e luftës.
‘’Qeveria të na përgjigjet edhe neve si gjithë të tjerët. Nuk do vazhdojmë punën. Pa marrë pagën nuk kthehemi në punë. Banka kërkon paratë, shteti do ujin, me çfarë t’i paguajmë?’’.
Disa efektivë të policisë u kanë bërë thirrje që të largohen.
Fasoneria përbëhet prej afro 200 punëtorësh dhe ushtron aktivitetin e saj prej disa vitesh në këtë qytet./oranews
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...