Më shumë se 30 banesa në fshatin Nartë të Vlorës prej më shumë se një muaj ndodhen nën ujë.
Sipas banorëve të këtij fshati kjo është një situatë e pa ndodhur prej shumë vitesh, ndërsa thonë se edhe pse vizitat e njerëzve të pushtetit dhe të politikës nuk kanë munguar situata është njësoj, e pandryshuar.
Para disa ditësh kamera e televizionit tonë ishte në këtë fshat për te pare nga afër situatën, por sot pas disa ditësh situata nga përmbytjet ka ardhur duke u rënduar, uji rrethon banesat pot ka hyrë dhe në to, ndërkohë qe banorë kanë ditë pa dalë nga shtëpitë pasi janë të izoluar nga uji dhe ndihmohen në përditshmëri nga banorët e tjerë.
Për kryeplakun e fshatit Mihal Thanasko problem qëndron tek hidrovori i cili sipas tyre nga vjetërsia në kohë ka pompa që e kanë humbur fuqinë tërheqëse të ujit.
Banorët janë shpresëhumbur për përmirësimin e situatës ndërsa presin që uji të largohet vetë./TCH
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...