Brenda një harku të shkurtër kohor, dy karburante janë grabitur gjatë natës në qytetin e Vlorës, një në hyrje të qytetit dhe tjetri në lagjen “Pavarësia”.
Policia raporton se dy persona të cilët po lëviznin në këmbë dhe në gjendje të dehur u kanë marrë nën kërcënimin e armës 190 mijë lekë të vjetra punonjësve të karburanteve. Arma dyshohet të ketë qenë pistoletë lodër.
Sipas policisë, grabitësit kanë marrë 150 mijë lekë në karburantin e parë dhe 40 mijë në të dytin. Policia ka sekuestruar filmimet e kamerave të sigurisë, përmes të cilave synon të identifikojë dhe kapë personat e dyshuar.
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për përgatitje ...
Ja si duken sot lagjet luksoze të Los Anxhelosit
Emisari i zgjedhur për Ukrainën thotë se Trumpi dëshiron një...
Rama prezanton sfidat në kryeqytet përgjatë vitit 2024, njër...
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre depu...
Policia shqiptoi mbi 2 mijë gjoba për 24 orë