Google ADS

Vlorë, dyshime për eksploziv në një zyre avokatie

18:59 | 8 Prill 2019
Arbresh.info

Një pako me lëndë plasëse, e vendosur para një zyre ligjore në Vlorë, u çaktivizua nga forcat xheniere të ardhura nga Tirana. Dyshohet se brenda pakos se mbështjellë me qese të zezë dhe të lidhur me një telefon, kishte 150-200 gramë eksploziv. Pakoja është marrë me vete nga xhenierët për të analizuar dhe përcaktuar llojin e lëndës plasëse.

Pakoja me lëndë plasëse është gjetur rreth orës 15:00 para një zyre përkthyesish ligjorë, pranë gjykatës së Vlorës. Zyra është në pronësi të Eleni dhe Orest Zhupës. Ende nuk dihen autori dhe motivi i ngjarjes. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve në zonën, ku u gjet pakoja me tritol, të cilat mund të ndihmojnë grupin hetimor për të identifikuar autorin e vendosjes së eksplozivit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme