Një 22-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim. Sipas policisë 22-vjeçari i dënuar me 20 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i kontrolleve, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit 22 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 20 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al/
Sulmi në Iber-Lepenc, Kurti: Partnerët tanë nuk po duan ta f...
Ri-akreditohen shtatë laboratorë të Agjencisë së Kosovës për...
Ndërron jetë ish-legjenda e Barcelonës
Aksident i rëndë në Shipol të Mitrovicës, humb jetën një 65-...
Kosova e publikon listën e lojtarëve për turneun e hendbolli...
Pritjet për të hyrë e dalë nga Kosova – Kjo është gjendja në...