Një aksident ka ndodhur në Bulevardin Vlorë-Skelë të enjten në mbrëmje. Një motor ka goditur një kalimtar. Burimet nga vendngjarja bëjnë më dije se kalimtari ishte duke kaluar rrugën në momentin që ndodhi përplasja.
Nuk bëhet ende e ditur nëse shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e motorit apo një gabim gjatë lëvizjes i kalimtarit. Të dëmtuar kanë mbetur si drejtuesi motorit ashtu dhe kalimtari. Ata janë transportuar për në spital me ambulancë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit./rtsh/
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe