Vlorë, 70 % pasagjerë më pak, bilanc negativ në port për shkak të pandemisë

15:54 | 1 Tetor 2020
Arbresh.info

Me rreth 70 % pasagjerë më pak se një vit më parë, porti i Vlorës shënoi një bilanc negativ në lëvizjen e udhëtarëve gjatë pandemisë.

Rritje shënoi vetëm lëvizja e mallrave.

“Porti i Vlorës, duke qenë port turistik normal që nuk ka rezultatet që ka pasur vitin e kaluar. Lëvizja e mjeteve dhe e njerëzve është e kufizuar vetëm për njerëzit, ndërsa si mallra në port kanë kaluar 102%.”

Bilanci negativ i lëvizjes së pasagjerëve nga Porti i Vlorës u thellua në muajin Shtator.

Festim Skëndaj, shefi i përpunimit të trageteve thotë se fluksi i ulët i lëvizjes është pasojë e kufizimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Porti i Vlorës lëvizjen kryesore ka lëvizjen e njerëzve dhe turizmin. Deri më sot ka pasur 5000 hyrje dhe dalje, nga 12 mijë që duhet të kishte normalisht.”

Qarkullimi i mallrave ndërkohë ka shënuar rritje.

“I vetmi zë që kemi tejkalim është ai i mallrave.”

Transporti detar i pasagjerëve kryhet mbi bazë të protokolleve anti-Covid, në dalje lejohen të udhëtojnë vetëm disa kategori, ndërsa në hyrje kufiri është i hapur./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme