Një 41-vjeçar është therur disa herë me thikë në Vlorë, ndërsa ndodhet në spital me gjendje të rënduar shëndetësore.
Policia shqiptare ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:27, në lagjen “15 tetori”, ndërsa dyshohet se një 51-vjeçar ka kryer krimin për motive të dobëta.
“Rreth orës 20:27, në lagjen ‘15 tetori’, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. R., 51 vjeç, person me precedent penal, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen ‘24 Maji’, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Viktima Xh. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve./A2CNN
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë