Edhe këtë vit, Vlora në Shqipëri po tejkalon pritjet e operatorëve turistikë, duke zgjatur sezonin veror deri në vjeshtë.
Në fund të tetorit, qyteti ofron mundësi plazhi, duke tërhequr një numër të madh turistësh dhe qytetarësh nga qytete të ndryshme.
Të pranishmit shprehen se koha është e bukur dhe uji i ngrohtë.
“Tani është thuajse pranverë, jo fundi i tetorit! Koha është shumë e bukur, njerëzit kanë ardhur… Ne vijmë nga Fieri, dhe shokët e Vlorës na presin këtu. Është më mirë të bësh plazh tani sesa në korrik e gusht, sepse ka më pak njerëz dhe temperatura është më e këndshme,” thotë një qytetar.
Një tjetër shton: “Temperaturat janë të larta dhe nuk ka ardhur akoma periudha e ftohtë. Uji është shumë i mirë, si në pranverë. Më vjen mirë që shumë njerëz preferojnë plazhin në fundjavë.”
“Temperatura e detit është e shkëlqyer! E veçanta është se jemi me miq e shokë. Po e shijojmë këtë fundjavë me miqtë e mirë nga Fieri dhe Vlora. Ne vijmë çdo fundjavë këtu, plazhi është i bukur gjithmonë,” shprehet një tjetër qytetar.
Sipas informacionit nga operatorët turistikë, këtë fundjavë janë 40-50% të hoteleve të pronotuara në Vlorë.
Shqiptarët nga Kosova mbizotërojnë mes turistëve, ndërsa italianët janë numri më i madh i të huajve./euronews.al
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...