Karnavalet janë një traditë e vjetër në qytetin e Vlorës, që tashmë duke se po rilindë sërish pas një shkëputje prej kohës. Qytetarë të shumtë të veshur me kostume të karnavaleve dhe me veshje tradicionale, kanë zhvilluar një paradë në qytetin e Vlorës. Organizatori i këtij eventi, Nadir Murra ka treguar se kët evenimente janë të rëndësishme për qytetin, pasi njihet si vendi i parë që bënte të tilla organizime.
Nadir Murra: Është ditë argëtimit kundër së keqes. Ka qenë traditë e lashtë, por vitet bën që ajo të humbiste. Do të ishte mirë të kishte aktivitete të tilla, jo vetëm për fëmijët që argëtohen, por edhe për këtë kaos total bën që njeriu të rimëkëmbet. Për më tepër sjell dhe turizmin.
Ky aktivitet u organizua nga bashkia e qytetit me qëllimin e vetëm ruajtjen dhe transmetimin e traditave dhe kulturës te brezat e rinj.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...