Në një intervistë për Adi Krastën në TCH, ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin ka prekur disa nga temat kryesore të ditëve të fundit si reforma në drejtësi, reforma zgjedhore, protesta e opozitës, por edhe marrëdhëniet me disa nga krerët politikës shqiptare.
Vlahutin ka shpjeguar se në vitin 2015 politikanët shqiptarë u kanë kërkuar që Vetting-un ta bënin ndërkombëtarët, por ata nuk kanë pranuar. Më poshtë një pjesë e intervistës.
Krasta: Unë kam një ndjesi se ju po i thoni shqiptarëve, bëjeni, mos bëni shumë pyetje, vetëm bëjeni, ta kryeni me qëllim që të vazhdoni përpara. Në një mënyrë më vjen pak si mësuesi i klasës së parë që I thotë një nxënëseje bëje kështu si them unë se do të kesh gjëra të mira në të ardhmen. Kjo ndjesi është ndjesi e gabuar?
Vlahutin: Ironike kjo…është komplet e gabuar. Më vjen keq dhe duhet t’iu them se nuk kam mbajtur ditar, por kam shumë emaile. Që në fillim fare ju them se të gjithë nga pala shqiptare i ka kërkuar komitetit ndërkombëtar që ta bëjë ai Vettingun, për të gjithë aktorët politikë, dhe qartazi fare ne kemi thënë “Jo”. Unë e mbaj mend qartë një takim me komisionerin Hahn dhe ka qenë në vitin 2015 ku ai u shpreh fare qartë dhe tha “Jo”, ju jeni vet kandidatë për në BE. Vettingun duhet ta bëni vet. Ajo që mund të bëjmë ne për t’iu ndihmuar që të ketë besim në këtë proces është pjesa e monitorimit. Dhe kjo është pikërisht ajo që po bënë ONMja apo Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Është në fakt thjesht monitorim, asnjë kurrfarë vendimmarrje, asnjë pushtet apo mandat ekzekutiv. Të gjitha vendimet që prej fillimit deri në fund janë dhe do të vazhdojnë të merren nga institucionet shqiptare. Është një dallim shumë i qartë I roleve dhe ju kam thënë që në fillim. Dua të them gjithashtu se një nga betejat më të forta që kemi bërë ka qenë pikërisht kjo, sepse askush nga komiteti ndërkombëtar nuk do ta kishte bërë Vettingun, sepse përndryshe do të jetë diçka komplet ndryshe , do të jetë si një komision ekzekutiv si EULEXi dhe kjo nuk ishte gjëja e përshtatshme.
Ajo që është gjëja e duhur dhe e përshtatshme është që institucionet shqiptare të bëjnë punën e tyre siç duhet dhe elementi ndërkombëtar është këtu thjesht dhe vetëm për të siguruar rritjen e besimit për atë që po bëhet, kjo është!
Krasta: Ndërkohë ngjarje ndodhin në Shqipëri: Opozita ka ngritur një çadër në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Me çfarë këndvështrim e keni parë këtë protestë?
Vlahutin: Protestat në demokraci janë jo vetëm legjitime në mënyrë absolute, por edhe një nga instrumentet bazë që tregon se njerëzit janë të pakënaqur nga një gjë e caktuar. Madje unë mund të them se në venin tim, për shembull më pak se para një viti ka pasur protesta tejet të mëdha. Ndoshta ju nuk mund ta besoni, por kishte të bënte me kurrikulën shkollore! Pra, natyrisht, e drejta e të gjithëve për të protestuar duhet mbrojtur por ajo që nuk mund të promovohet apo nuk lejohet është dhuna, sepse pastaj do të kthehen në një gjë tjetër, por për sa i përket protestave dhe ne kemi qenë gjithnjë shumë të qartë për këtë kemi thënë se kjo është e drejta e të gjithëve.
Krasta: Cila është marrëdhënia e punës midis jush personalisht dhe shefit të opozitës, Z.Basha. Si mund ta përshkruajmë atë?
Vlahutin: Më duhet t’iu them, unë mendoj se kam një marrëdhënie shumë të mirë pune me të gjithë, sepse unë këtu përfaqësoj një institucion i cili është shumë i rëndësishëm për Shqipërisë dhe unë bëj më të mirën e mundshme dhe të gjithë bëjnë më të mirën e mundshme sepse të gjithë po punojmë për një objektiv të përbashkët. Gjatë javëve të fundit unë kam pasur në fakt një takim më të intensifikuar me Z.Basha, sepse kemi pasur dy vizita shumë të rëndësishme atë me Z.Flackenstein dhe natyrisht atë me Zj.Mongherini. Kështu që natyrisht kemi komunikuar pak më shpesh se zakonisht. Por unë mendoj se kam një marrëdhënie të hapur, të sinqertë dhe të mirë me Z.Basha.
Krasta: Ju natyrisht nuk mund të spekuloni se si do të ishte përgjigja e tij nëse unë do ta pyesja Z.Basha ç’raport pune keni me Zj.Vlahutin! Natyrisht që s’mund të…
Vlahutin:…Jo nuk mund të spekuloj për asgjë në fakt, as s’mund të lexoj shumë gjëra, më shumë se ç’duhet. Të tjetër spekulojnë, por unë e di se cila është kjo marrëdhënie.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...