Google ADS

Vlahutin i dorëzon raport-progresin Monika Kryemadhit

18:20 | 18 Prill 2018
Arbresh.info

Ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin i dorëzoi Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi Progres-Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë
Në këtë takim, Kryetarja e LSI-se, Kryemadhi shoqërohej dhe nga ish-ministrja e integrimit, deputetja e LSI-së Klajda Gjosha.

Kryemadhi gjatë ditës së sotme u takua dhe me shefen e politikës së Jashtme të BE-së, Mogherini.

Në një reagim në Twitter, Kryemadhi theksoi se: Kemi marrë një lajm të madh për integrimin, por tashmë përgjegjësitë janë më të mëdha se më përpara.

Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në qershor, ose në dhjetor që është mundësia e dytë, vendet anëtarë të bashkimit Evropian duhet të japin votë unanime në mënyrë që Shqipëria t’i bashkohet familjes evropiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme