Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte të mërkurën në Tepelenë në ceremoninë e shpalljes zyrtarisht të Vjosës Park Kombëtar.
Gjatë fjalës së tij në event, Rama u shpreh se nga sot Shqipëria mbron përgjithmonë lumin e egër të fundit të Evropës ndërsa premtoi se sipërfaqja e zonave të mbrojtura do të rritet.
Rama u shpreh se është në bashkëbisedim me atuoritetet në Greqi për ta trajtuar Vjosën si pasuri e përbashkët mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Janë 80 milionë dollarë investime në dispozicion të parkut për të bërë të mundur që të gjitha kom të mos derdhin më ujërat e zeza në lumë”, shtoi kryeministri.
“Do kërkojmë që Vjosa të shpallet pasuri e përbashkët me Greqinë në mënyrë që të rrisim investimet në të. Kemi një projekt masiv për kanalizimet në të gjitha bashkitë që përshkohen nga Vjosa. Pjesë e investimit është edhe mbështetja financiare për bizneset që do të zhvillohen në këto bashki”, tha Rama.
Sot ne mbrojmë përgjithmonë lumin e fundit të egër të Evropës, theksoi kryeministri, ndërsa një përgjigje e kishte për ambientalistët evropianë që kanë bërë thirrje vazhdimisht për mbrojtjen e Vjosës.
“Shumë evropianë, pasi zbutën tigrat në mace, erdhën këtu që të mos zbutet tigri ynë. Tigrin e Vjosën e garantojmë që nuk do të shkojë te dentisti për t’i prerë dhëmbët dhe nuk do bëhet mace”.
Rama shprehu ambicien për të shtuar sipërfaqen e mbrojtur të Shqipërisë në 30 për qind të territorit.
“Sot, Shqipëria ka 21 për qind të territorit zonë të mbrojtur. Çdo vit, kemi rritur sipërfaqen dhe objektivi ynë është ta çojmë në 30 për qind”.
Në detajet e vendimit të qeverisë, tregohet se zona e mbrojtur natyrore prek një sipërfaqe prej 12.7 mijë hektarësh, ku 47 për qind janë sipërfaqe ujore, 36 për qind sipërfaqe bregore, 9.5 për qind sipërfaqe tokësore ndërsa pjesa e mbetur janë breza lumorë të prirur për t’u gërryer.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje