Vjen i ftohti siberian në Shqipëri?

18:52 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Sinoptikanët kanë lajmëruar se duke nisur nga dita e nesërme në mbrëmje do të rikthehen temperaturat e ulëta, tipike për stinën e dimrit.
Por instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri bën me dije se temperaturat jo të zakonta, me pranverë të parakohshme do të vijonë edhe në ditët në vijim.

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt.16) dhe nesër (e mërkurë, dt.17) priten reshje, që do të jenë mesatare deri intensive në shumicën e qarqeve. Ato mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në terrenet malore, kryesisht nesër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 700m mbi nivelin e detit, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëbore e re)

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 °C / 16 °C

në vendet e ulëta: 6 °C / 16 °C

në vendet malore: 2 °C / 9 °C.

ERA

Sot (e martë, dt.16) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e mërkurë, dt.17) do të fryjë e fortë në të gjithë territorin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme