Vjedhja e “thesit me para” në Aeroportin e Tiranës, një veturë gjendet e djegur

19:27 | 9 Prill 2019
Arbresh.info

Një shumë marramendëse, rreth 10 milionë euro dyshohet se janë grabitur sot në aeroportin e Rinasit, Tiranë, nga një avion që do të udhëtonte drejt Vjenës.

Kjo është shuma paraprake e konfirmuar nga burime policore por ende jo zyrtare.

Paratë, siç shkruan BW, sapo ishin ngarkuar në avion u morën nga autorët.

Gjithashtu ky medium raporton se në një urë pranë lumit ku u gjet dhe viktima, është gjetur furgoni brenda të cilit ka armatim.

Ndërkohë autorët dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër, i cili u gjet i djegur mes Tapizës dhe Bathores.

Ndërkaq bëhet e ditur se policia ka shoqëruar mbi 40 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, mes tyre dhe punonjës të sigurisë së aeroportit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme