Vjedhja e dokumentave sekrete, reagon për herë të parë prokuroria e Durrësit

11:17 | 24 Maj 2018
Arbresh.info

Prokuroria e Durrësit ka reaguar sot për herë të parë pas vjedhjes së ndodhur gjatë natës në këtë institucion.

Me një deklaratë publike, prokuroria thotë se bashkë me policinë ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

“Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te vona te nates kur Godina e Prokurorise ruhej nga punonjesit e Policise Private”-njofton prokuroria e Durrësit.

Njoftimi i Prokurorisë së Durrësit:

Me date 24.05.2018 ne oren 06:30 nga ana e punonjesve te prokurorise se rrethit Gjyqesor Durres është konstatuar se ne ambientet e prokurorise, persona te paidentifikuar, me sende te forta kane hapur deren e Zyres se Serverit ku kanë demtuar dhe marre pajisje elektronike qe regjistrojne kamerat e sigurise, etj.

Po keshtu eshte konstatuar se keta persona kane hapur me force edhe zyren e nje prokurori dhe nje zyre te ofocereve te policise gjyqesore. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te vona te nates kur Godina e Prokurorise ruhej nga punonjesit e Policise Private.

Lidhur me rastin eshte regjistruar procedimi penal per nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime intensive nga grupi hetimor ne lidhje me percaktimin e faktit dhe identifikimin e autoreve te veprës./albeu.com

 

Të ngjashme