Google ADS

“Vizitori” në Tiranë, 24 vjeçari nga Taxhikistani pjesë e një celule terroriste në Gjermani

09:45 | 30 Prill 2020
Arbresh.info

Një shtetas Taxhikistani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania është arrestuar nga Drejtoria e Antiterrorit, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Sipas hetimeve 24 vjeçari dyshohet se ishte pjese e një celule terroriste e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

“24 vjeçari me inicialet K. Z nga Taxhikistani ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi në ngarkim të tij, Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, më datë 21.04.2020 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS)” informoi sot policia e shtetit.

Operacioni u kodua “Vizitori”.

Materialet e para hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me qëllim kryerjen e procedurave të mëtejshme ligjore për ekstradimin e këtij shtetas të huaj./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme