Tirana është shndërruar në një ndër qytetet më atraktive dhe që ngjall kureshtjen jo vetëm të fqinjëve, por të turistëve nga vende të ndryshme të Europës.
“Jam nga Parisi. Është hera e parë që vij. Jam duke zbuluar Tiranën sepse çdo gjë më duket interesante, si përsa i përket historisë së këtij vendi në Ballkan, Europë dhe peizazhit që të ofron ky qytet”, thotë një turist.
“Është një vend i këndshëm, një gjë e re për mua, një eksperiencë speciale dhe realisht po më pëlqen”, shton një tjetër.
Për qytetarët italianë, të cilët kanë dëgjuar më shumë rreth vendit të vogël me të cilin i ndan deti, kureshtja duket edhe më e madhe: “Është një qytet që çdo ditë po shndërrohet më modern. Vizituam Shtëpinë e Gjetheve, pamë kishën… Do të shikojmë kalanë këtu pranë, xhaminë…
Duam të vizitojmë Tiranën edhe për të mësuar si jetojnë njerëzit, jo vetëm për të parë monumentet”.
Dhe jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë të javës në Tiranë gjen plot autobusë që sjellin turistë të huaj. Përveç kryeqytetit, në turet e tyre përfshihet Kruja historike dhe qyteti bregdetar i Durrësit./Top Channel
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...