Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe. Vizita e tij mund të cilësohet edhe si një vizitë historike pasi është e para që një kryeministër shqiptar viziton Londrën me ftesë të qeverisë britanike.
Vizita do të jetë 3 ditore ku pritet që në fund të mësohet mbi hapat dhe etapat që do të ndiqet për emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe mënyrën e riatdhesimit të tyre pas Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt.
Rama do të zhvillojë një sërë takimesh me krerët e lartë të shtetit. Në orën 17.00 (16.00 me orën lokale) Rama do të takohet me kryeministrin britanike Rishi Sunak ku do të zhvillojnë një takim kokë më kokë për 60 minuta dhe më pas do të ketë një deklaratë të përbashkët për shtyp. Në foks të takimeve do të jetë çështja e emigracionit, rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe inovacioni.
Sipas RTSH kryeministrit Rama, bëri të ditur se protokolli shqiptar kishte kërkuar një konferencë të përbashkët për shtyp. Kjo pasi Rama kishte kërkuar t’u përgjigjej mediave të huaja që prej muajsh kanë në fokus emigrantët shqiptarë që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe.
Gjithashtu në orën 11.00, kryeministri Rama do të zhvillojë një takim në Kuvendin britanik ku do të pritet nga kryetari i saj.
Gjatë paradites së 23 marsit do të zhvillohet edhe një pritje në Londër në kuadër të vendosjes së 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
Shqipëria dhe Britania kanë thelluar bashkëpunimet në tre fusha me interes të përbashkët që nga çështjet e sigurisë ku në foks është lufta kundër krimit të organizuar dhe emigracioni i paligjshëm, te rritja ekonomike dhe investimet si dhe novacioni, rinia dhe arsimi.
Britania e Madhe është një partnere e Shqipërisë, ku ka mbështetur anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe BE por edhe ka kontribuar përmes programeve në forcimin e shtetit ligjor.
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...