Vizita e Merkel në Tiranë, policia zbardh planin e masave, bllokohen disa rrugë dhe devijohet trafiku

20:57 | 13 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Shqipëri do të sjellë një rritje të sigurisë nga ana e forcave të rendit. Kështu, Policia e Shtetit me anë të një njoftimi sqaron të gjithë qytetarët se do të ketë kufizime në qarkullimin e automjeteve.

Për 4 orë kryeqyteti do të blindohet nga forcat e policisë, ndërsa disa segmente rrugore, për motive sigurie, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

“Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen në këto segmente rrugore, me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të datës 14 shtator, si dhe të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre”, thuhet ne njoftimin e policise.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të masave për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të takimit të Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në vendin tonë, më datë 14.09.2021, në Tiranë, në disa segmente rrugore, për motive sigurie, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen në këto segmente rrugore, me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të datës 14 shtator, si dhe të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.

Shërbimet e Policisë do jenë prezente në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të qytetit të Tiranës dhe në rrugët e tjera në brendësi të kryeqytetit, me qëllim marrjen e masave për të siguruar dhe rregulluar trafikun në rrugët alternative, si dhe për t’iu ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës që do kenë nevojë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që përherë i janë përgjigjur apelit të Policisë dhe i fton ata që të denoncojnë në Komsiariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e profesional.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme