Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari gjatë një interviste televizive për “Vizion Plus”, është shprehur se shifrat e kriminalitetit në Holandë nuk justifikojnë vendimin e parlamentit holandez për të kërkuar heqjen e lëvizjes së lirë të shqiptarëve.
Sipas tij, ky vendim vjen si influencë e partive ekstremiste anti-BE dhe anti-islamike që kanë ushtruar influencën e tyre në parlamentin holandez për të mbërritur në këtë lloj rezultati.
“Kjo çështje ka dy element. Elementin teknik, për shifrat e kriminalitetit të pretenduara dhe elementi politik që merr shkas nga elementi teknik”, – tha Lamallari.
“Nëse i referohemi elementit të parë shifrave. Nga shifrat e publikuara nga Ministria e Drejtësisë së Holandës, rezulton se në vitin 2016 janë numëruar 710 shqiptarë të dyshuar për veprat penale. Në vitin 2017, shtoi ai, ky numër ka zbritur në 499 shqiptarë të dyshuar për vepra penale dhe në 2018 vazhdojë rënia me 476 shqiptarë të dyshuar për vepra penale. Në total shqiptarët përfaqësojnë vetëm 0.2% të totalit të veprave penale ku dyshohet se janë të përfshirë, që do të thotë nga pikëpamja numerike, për atë që përfaqësojnë nuk mund të pohohet se shqiptarët përbëjnë një kërcënim madhor e serioz në Holandë”, – nënvizoi zv/ministri.
“Por, shton Lamallari, këto statistika krijojnë problemë në ekon politike që merr ky informacion nga gjendja politike në Europë dhe në Holandë. Si Europa dhe Holanda janë përfshirë nga frymët e ekstremit të djathtë por dhe nacionaliste, ku në disa vende kanë ardhur në pushtet, në disa vende të tjera janë shndërruar dhe ndër zërat më të fortë të opozitës, apo dhe kanë detyruar liderët e qendrës të përshtatin gjuhën e komunikimit dhe qëndrimet e tyre. Ky ishte rasti dhe në Holandës, që forca e dytë më e madhe në kuvend ajo e Geert Wilders, parti ekstremiste, anti-islamike, anti BE të nxis këtë përshtatje”, – tha Lamallari.
“Ne nuk mund ta mohojmë që si në Holandë dhe në çdo vend tjetër ku shqiptarët kanë udhëtuar prej vitesh për të punuar etj, ashtu siç ka shqiptarë të ndershëm, ka dhe shqiptarë në pakicë që ushtrojnë veprimtari kriminale. Sipas një raportit të Europol të vitit 2017, shqiptarët përbënin 6% të masës homogjene, të grupeve që janë në BE që preferojnë të qëndrojnë strukturë homogjene në kuptimin e mospërfshirjes në aktivitete të nacionaliteteve të tjera, gjatë veprimtarisë së tyre kriminale”, – tha ai.
“Ndërsa në rastet e tjera janë dhe bashkëpunojnë me nacionalitete të tjera. Nëse i referohemi krimit të organizuar është ndërveprim tërësisht trans nacional dhe në këtë drejtim kemi 60% shtetas të BE-së në këto grupime. Kjo do të thotë që nuk përbënë ndonjë shifër alarmante që mund të justifikonte ato shprehje të përdorura dhe për interesa politike, ku thuhet se mafia shqiptare dominon mafia në Holandë”, – tha Lamallari.
“Nëse i referohemi shifrave të 2017-ës, bëhet fjalë vetëm për 58 të dyshuar në Holandë dhe në 29 prej tyre janë që dyshohen për lëndë narkotike, një shifër tepër e ulët”, thekson Lamallari.
“Duhet të theksohet se ka pasur një intensifikim të punë së ministrisë së Brendshme, për të bashkëvepruar me autoritetet atje për kapjen e shqiptarëve, 5 shtetas shqiptarë janë ekstraduar nga Holanda drejt Shqipërisë dhe 1 shtetas u ekstradua nga Shqipëria drejt Holandës. Po ashtu në kuadër të Task Forcës “Forca e Ligjit” janë shkëmbyer informacione me Holandën për 15 grupime kriminale. Në kuadër të operacionit Task Forcës “anti-Skifteri”, që lidhet me vjedhjet, janë dhënë përgjigje për 25 kërkesa në kohë reale. Janë përcjell informacione për 79 shtetas. Po ashtu janë zhvilluar 5 operacione ndërkombëtare, 4 të përfunduara, dhe një në vijim, ku është e përfshirë dhe Holanda, ku Shqipëria ka rol kyç”, – nënvizoi Lamallari
Zv/ministri Brendshëm, duke folur për grabitjen e ndodhur në Aeroportin “Nënë Tereza” më 9 prill, thekson se hetimi po vijon me ritme të shpejta. “Ka 5 persona të përfshirë në atë grabitje. Hetimet duhet të jenë gjithëpërfshirëse që të hetohen nëse ka informacion dhe për shtetas të tjerë të përfshirë. Ne presim dita ditës rezultate. Ka shumë prova të mbledhura nga Polica e Shtetit dhe presim rezultate shumë shpejt”, – tha Lamallari.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...