Tirana iu bashkua festimeve të 108-vjetorit të Pavarësisë duke ngritur flamurin në sheshin “Skënderbej”.
Kjo ceremoni iu nënshtrua respektimit të masave antiCovid nga ku kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është viti i dytë që shqiptarët nuk e festojnë dot siç i ka hije kësaj feste.
“Është e vërtetë se ky 28 nëntor, na gjen realisht në një kohë të pafat, sepse po jetojmë në një kohë të pafat planetare, pa harruar as faktin se 28 nëntorin e kaluar nuk e festuam dot, kur tërmeti fatal provoi brishtësinë tonë njerëzore. Por siç duket, jeta kështu është një dyluftim, gjithmonë përballë fatit, duke u përleshur, të palëkundur, në tehun ndarës mes dështimit dhe triumfit. Por, edhe pse të brishtë në fatkeqësi, ne shqiptarët kemi ditur të jemi gjithmonë të bashkuar. Pikërisht, kjo ka qenë arma jonë më e fortë! Të tillë jemi edhe sot në luftën kundër pandemisë dhe ringritjes nga tërmetet. Një vit më pas, jemi duke rindërtuar qindra shkolla dhe shtëpi, për të provuar forcën dhe karakterin tonë triumfues”.
Duke u ndalur në kryetemën e aktualitetit shqiptarë, përballjen me pandeminë kryebashkiaku Tiranës theksoi se:
“Një shqiptar mund të bëjë shumë për veten e tij, por kur bëhen dy, ashtu si shqiponja jonë me dy koka në flamur, mund të bëjnë edhe më shumë për Shqipërinë. Ne sot kemi betejë me pandeminë, e jo me njëri-tjetrin. Ne sot kemi betejë, me tërmetet, jo me njëri tjetrin. Ne sot kemi betejë me injorancën dhe padijen, jo me njëri-tjetrin. Sot s’ka të majtë e të djathtë, s’ka toskë e gegë, s’ka të vegjël e të rritur, s’ka këndej e andej kufirit… Ka vetëm shqiptarë me një datë si shenjë të qartë identifikuese: 28 NËNTOR!”,
Tirana dhe Shqipëria tha në fund të fjalës përshëndetëse Veliaj, nuk kanë kohë për të humbur, as për t’u përçarë. Asnjë punë që mund ta bëjmë sot nuk mund ta lemë për nesër, ndaj i ftoi të gjithë qytetarët të përqafojnë njëri-tjetrin, punën, progresin dhe të mirën.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...