Google ADS

“Virozat hapen me shpejtësi” mjekët apelojnë për kujdes të shtuar në plazhe e pishinat

19:54 | 10 Gusht 2018
Arbresh.info

Bëni kujdes në plazhe dhe pishina! I nxehti dhe mbipopullimi i tyre ka ndikuar në përhapjen me shpejtësi të virozave që shoqërohen me temperaturë të lartë për disa ditë.
Blerta Deda, pediatre: “Mund të prekin dhe pjesën e gojës me atë sëmundjen tipike që quhet sëmundja dorë-gojë-këmbë.”

Rastet më të shpeshta mjekët i kanë kostatuar tek fëmijët. Këto viroza përhapen nga kontakti i ngushtë me personin e infektuar, prandaj mjekët këshillojnë më shumë vëmendje ndaj higjenës personale.

Blerta Deda, pediatre: “Në përgjithësi nëpërmjet rrugëve ajrore, spërklat, tështima apo në kontakt të ngushtë me sende dhe objekte që përdor personi i infektuar psh: gotën, lugën apo prekja shumë e afërt me duar e vezikulave e lezioneve të infektuara.

Faktorët që i predispozojnë për tu përhapur shumë në këtë sezon janë temperaturat shumë të larta si dhe mbifrekuentimi i plazheve dhe pishinave, sepse dendësia është shumë e madhe për ato sipërfaqe.”

Mesatrisht në një ditë, një mjek pediatër në një qendër shëndetësore në Tiranë, kryen rreth 30 vizita. Ky numër në urgjencën e pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë është më i lartë. 24 orët e fundit këtu kanë kërkuar ndihmën e mjekut rreth 250 pacientë të vegjël./abcnews

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme