Google ADS

“Vini maskën”, Basha sulmon Ramën: Nuk ka asnjë masë dhe plan, kjo është për ndjekje penale

13:05 | 13 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryedemokrati Lulzim Bashan në një bashkëbisedim me gazetarët ka folur në lidhje me vendimet e fundit të qeverisë për vendosjen e maskave.

Basha ka thënë se qeveria nuk ka asnjë plan dhe nuk ka marrë asnjë masë për vendosjen nën kontroll të pandemisë.

Kreu i PD ka vijuar më tej, teksa thekson që rënia e testimeve dhe fakti që infektimet janë rritur është një neglizhencë kriminale dhe duhet të ndiqet penalisht.

Basha: Gjatë gjithë Covid-it ka thënë vetëm “vini maskën”, maskën që 1/3 shqiptarë nuk ka lekë ta paguajë, sepse është ose i papunë, ose paratë që merr nuk i mjaftojnë të mbulojë shpenzimet bazë të familjes. Ky thotë “vini maskën ose iu vura gjobën”. Nuk ka asnjë zgjidhje, asnjë masë, asnjë plan. Ka njoftuar paketën e tretë, por nuk ka, ndërkohë që vendet e tjera kanë filluar paketën e 4. Mbi të gjitha ka braktisur shëndetësinë, mjekët dhe infermierët, ka braktisur detyrën elementare të qeverisë për të mbrojtur jetën e qytetarëve. 6 muaj kemi kërkuar masa për testime masive, sot është Zëri i Amerikës që thotë se infektimet janë rritur me 15% dhe testimet kanë rënë. Kjo është neglizhencë kriminale, kjo është për ndjekje penale./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme