Viktima në Bllok, Fabjoli vuante nga një sëmundje e rëndë

22:22 | 8 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Personi i cili mbeti i vrarë natën e së enjtes në dyqanin e parfumeve në Bllok, Fabian Gaxha dyshohet se ishte diagnostifikuar me kancer.

Midis sendeve të gjetura në xhupin e tij janë gjetur dy 2 medikamente: me cigël epixxxr dhe clonotril.

Gazetarja Eni Vasili tregoi në emisionin Open në Top Channel se sipas burimeve këto dy medikamente ishin pjesë e skendës së kimioterapisë.

“Dy medikamente, sipas burimeve ishin pjese e skendës së kimioterapisë, i cili ishte diag me tumor në tru. Janë gjetur në xhepin e xhupit të viktimës. Ishtë caktuar një datë për operiacionin në QSUT.”, u shpreh Eni Vasili.

Ndërkohë në dokumentin e prokurorisë shkruhet: “Sende në xhupin e viktimës Fabian Gaxha: Një celular Iphone me ngjyrë të zezë me kartë vodafone, kartmonedha prerje 50 euroshe 3 copë, kartmonedha 2 mijë lekëshe 2 copë, kartmonedhë 1000 lekëshe 1copë si edhe kartmonedhë 200 lekëshe 2 copë, çakmak ngjyrë blu dhe çamçakëz çofresh, kartë identiteti në emër të Rigers Gaxha, datëlindja 26.07.1992, paketë malboro e bardhë me 7 cigare brenda, 2 medikamente me cigël epixxxr dhe clonotril, 1 çelës banese me mbishkrimin Errebi.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme