Vijon zjarri në fshatin Kakodhiq të Shqipërisë

13:24 | 13 Korrik 2024
K.B

Edhe sot është duke vijuar zjarri në fshatin Kakodhiq të Bashkisë Delvinë në Shqipëri, gjendje kjo e cila po vazhdon që disa ditë.

Janë duke u kryer punë për izolimin e plotë të vatrës, i cili është vazhdimi i zjarrit masiv që kish përfshirë fshatin Kardhikaq në bashkinë Finiq, tha Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile.

Në vendngjarje po operojnë forcat zjarrfikëse të bashkisë Delvinë dhe efektivë të Forcave të Armatosura, raporton Top Channel

Gjithashtu po vazhdojnë përpjekjet për izolimin e vatrës së zjarrit pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë – Lurë të bashkisë Dibër, vazhdim i zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme