Vijon zbatimi i operacioneve Kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, Balla: Janë sekuestruar armë zjarri dhe municion luftarak

14:51 | 20 Shkurt 2024
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka thënë se Policia e Shtetit po vijon zbatimin e Operacioneve Kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”.

Balla tha se lufta kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, kundër armë-mbajtjes pa leje dhe kundër pandëshkueshmërisë ka shënuar rezultate të dukshme në disa qarqe gjatë 24 orëve të fundit.

“Policia e Shtetit po vijon zbatimin e Operacioneve Kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”. Lufta kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, kundër armë-mbajtjes pa leje dhe kundër pandëshkueshmërisë ka shënuar rezultate të dukshme në disa qarqe gjatë 24 orëve të fundit. Janë identifikuar dhe vendosur para drejtësisë persona në kërkim ndërkombëtar/kombëtar, janë sekuestruar armë zjarri dhe municion luftarak, janë ndaluar persona të përfshirë në shpërndarje lëndësh narkotike dhe në organizim lojra fati të paligjshme. Nxis Policinë e Shtetit të forcojë kontrollin në territor dhe parandalojë ngjarjet kriminale”, shkruan Balla në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme