Vetëm pak ditë pasi një shkëmb ra mbi një autobus me gra dhe vajza në rrugën e Shëngjinit, në tjetër shkëmb rrezikon të bjerë…
Shirat dhe mungesa e pemëve mund të nxisin rënien e gurëve.
Pavarësisht se gjatë muajve të verës, fluksi i mjeteve që frekuenton aksin Lezhë-Shëngjin është shumë i lartë, në zonën e Knallës, ku është shfaqur edhe fenomeni i rrëshqitjes se gurëve, nuk ka asnjë element mbrojtës. Madje as rrjetat që pengojnë rënien e gurëve nuk janë vendosur, raporton Tv Klan.
Firma mirëmbajtëse vetëm sa ka pastruar aksin e rrugës nga gurët e vegjël që ranë 4 ditë më parë. Bashkia e Lezhës dhe Prefektura thonë se e kanë raportuar gjendjen në Ministrinë e Brendshme dhe atë të Transporteve dhe presin të ndërhyhet.
Ky gur qëndron në të njëjtin drejtim ku pati edhe më parë rrëshqitje. Gjysma e tij është në ajër dhe rreziku i rënies së tij është i madh. Edhe kjo fasadë me gurë gëlqeror është në shpërbërje duke e bërë situatën akoma me alarmante, por ende pa marrë zgjidhje nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, firma mirëmbajtëse, apo Emergjencat Civile.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...