Për të tretën ditë radhazi ka vijuar aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkisë së Tiranës për prishjen e ndërtimeve pa leje, që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe, në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri te Dogana.
Mjetet e IMT-së dhe Bashkisë se Tiranës kanë vijuar me intensitet punën për shembjen e objekteve të tjera.
Paralelisht, grupet e inxhiniereve të ARRSH-së po vijojnë punën në terren me procesin e vlerësimit dhe të matjeve të objekteve që do të shemben.
Të gjitha familjet që ndërtesat i kanë me leje do të shpronësohen sipas parashikimeve që bën ligji, ndërsa për ata që s’kanë dokumente pronësie ofrohet mbështetje sociale, duke filluar që nga bonusi i qirasë e deri te banesat sociale.
Ndërkohë, familjet e para kanë filluar që të vendosen në banesat sociale. Bashkia e Tiranës ka sistemuar të gjitha apartamentet, si dhe i ka mobiluar ato me të gjitha orenditë dhe pajisjet elektro-shtëpiake duke krijuar kushte komode për të jetuar.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, banesat e të cilëve preken nga gjurma e Unazës së Madhe që të aplikojnë pranë njësive vendore për të përfituar nga paketa e programeve sociale, veçanerisht per banesa sociale, te cilat mund t’i mbajne ne perdorim pa afat.
Ai u bëri thirrje banorëve të zonës së Unazës së Madhe që të mos bien pre dhe të përdoren politikisht nga opozita./Top Channel
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...