Vijon operacioni kombëtar “Sundimi i ligjit”, Balla: Ka për qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim

11:04 | 14 Nëntor 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka njoftuar se është duke vijuar operacioni kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Sipas Ballës ky operacion ka për qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

“Vijon operacioni kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose lëndë narkotike”, shkruan Balla në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme