Forcat e emergjencave civile të Shqipërisë po vijojnë betejën me vatrat e zjarrit në disa zona në veri dhe jug të vendit.
Për të parë situatën në disa nga vatrat në fshatin Mesopotam të bashkisë së Finiqit ishte vetë ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, i cili shoqërohej edhe nga drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako.
Në këtë zonë veç forcave vendore janë angazhuar Forcat e Armatosura, dhe ato të bashkive Delvinës, Sarandë, Himarë dhe Dropull.
“Ka 24 orë që luftohet me këto vatra të vështira. Është një terren shumë i thatë, bimësi e dendur. Fatmirësisht nuk kemi pasur zona të banuara të ekspozuara për momentin, por dy familje në lartësitë e Mesopotamit na është dashur t’i evakuojmë me mbështetjen e policisë së qarkut. Të gjitha forcat do të vazhdojnë të qëndrojnë në terren”, theksoi ministri Vengu.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, në këto operacione prioritet janë mbrojtja e zonave të banuara.
“Kemi vatra zjarri të konsiderueshme, por po ecim sipas përparësisë duke nisur nga zonat e banuara dhe më pas të alokojmë forca në zonat e mbrojtura apo në zona me rëndësi kulturore më pas. Përparësi janë jetët e njerëzve, siguria e personelit tonë, i cili ka tashmë dy muaj i angazhuar në shuarjen e vatrave të zjarrit. Nuk duhet ta harrojmë këtë pjesë. Është shumë e rëndësishme, me drejtorin kemi folur disa herë kohët e fundit edhe me drejtues bashkish apo prefektët e qarqeve të prekura: Parandalim, parandalim, parandalim! Këtu jemi në fakt në zona ku kemi një bashkëpunim të shkëlqyer edhe të banorëve të zonës që janë vetë të angazhuar, mirëmbajnë zonat, mirëmbajnë parcelat e tyre. Jemi pas një periudhë thatësire të konsiderueshme. Kjo nuk na ndihmon, padyshim prandaj vigjilenca mbetet maksimale, këtu në zonat e banuara’, nënvizoi ministri./a2cnn
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...