Vijon “fshesa” në TVSH, shkarkohet kantautori Kujtim Prodani: Më erdhi radha!

01:46 | 15 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Televizioni Publik Shqiptar (TVSH) vijon të “spastrohet” nga emrat e njohur e të shquar.

Vetëm dy javë pas largimit nga puna të tre kompozitorëve të njohur, Edmond Zhulali, Alfred Kaçinari e Shpëtim Saraqi, duket se “fshesa” ka kapur një tjetër personalitet.

Bëhet fjalë për kantautorin dhe këngëtarin Kujtim Prodani. Ky i fundit e ka konfirmuar vetë largimin përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku shkruan se i erdhi radha dhe atij.

“LAMTUMIRE TVSH ! (me erdhi radha…..) Falenderoj bashkepunetoret dhe, natyrisht TELESPEKTATORET!”, shkruan Prodani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme