Në bashkinë Kukës vatra e zjarrit të rënë në pyll pishe në Maja e Rrunës (Laku i mollave) vazhdon të jetë aktive.
Për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre zjarri që nga mëngjesi i sotëm janë angazhuar 10 forca zjarrfikëse, 6 punonjës të pyjores, 5 punonjës të NjA Malzi, 20 forca nga komuniteti i zonës dhe forcat e DMR-së Kukës.
Në bashkinë Tropojë kemi dy vatra zjarri aktive një në pyje të fshatit Betoshë Nj.Ad Lekbibaj dhe vatra tjetër afër fshatit Dragobi Nj.Ad Margegaj.
Dhe sot sipas informacioneve të marra nga bashkia Tropojë janë angazhuar 6 punonjës të pyjores ,5 punonjës të AZM, 4 punonjës të NjA Margegaj dhe 10 forca nga komuniteti i zonës. /OraNews/
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...