Protesta e banorëve të Unazës së re është sot në ditën e 60 të saj, si çdo ditë qytetarë të shumtë kanë bllokuar rrugën. Sot ata kanë vendosur që përveç bllokimit të rrugës të djegin dhe goma, ashtu siç kanë bërë dhe në ditët e para të kësaj protestë.
Në mbështetje të banorëve të Unazës së Re janë edhe përfaqësues të PD dhe deputetë, mes tyre Klevis Balliu.
“Kryeministri të kërkojë ndjesë qytetarë. Të shikoj për një projekt që nuk prishen shtëpitë e qytetarëve. Nëse Kryeministri do vijojë me kokëfortësi, kjo do të jetë përgjigja që do marrë. Largimi i Edi Ramës është kthyer në interes kombëtar, ndaj unë sot do u kërkoja të gjithëve që të shikojnë se ky është një projekt korruptiv, dhe se deputet të mazhorancës janë kërcënuar nga bandat në pushtet, prandaj duhet që të të largojmë Edi Ramën dhe të shkojë aty ku e ka vendin në burg”, ishte kjo një pjesë nga deklarata e deputeti Balliu./tch/
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...