Vihen nën kontroll dy vatrat e zjarrit në Peshtan të Fierit

15:27 | 23 Korrik 2023
E.H

Pas disa orësh përpjekjesh, forcat zjarrfikëse të Fierit kanë mundur ta shuajnë dhe t’i vënë nën kontroll dy vatrat e zjarrit në Peshtan të Fierit në Shqipëri.

Shefi i zjarrfikëseve të Fierit, Zija Hyka, në një prononcim për mediat është shprehur mbi operacionin prej me shumë se 12 orësh me flakët në pyllin e Peshtanit, që më në fund është mundur të shuhet në mëngjesin e sotëm.

Hyka është shprehur se sipërfaqja e dëmtuar nga zjarri në këtë zonë shkon në 25 ha, ndërsa u ka bërë apel qytetarëve për të bërë kujdes me djegien e barërave në tokat e tyre bujqësore.

Deri më tani për zjarrvënien është arrestuar një 28-vjeçar, i cili ndezi zjarr për hapjen e kullotave, duke sjellë pasoja të mëdha./tch

Të ngjashme