Gjykata e Tiranës dënoi me 5 vite burg Ronida Hysën, infermieren e Infektivit të akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur nga COVID-19.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj është ulur në 4 vjet e 4 muaj burg.
Infermierja e Spitalit Infektiv u arrestua në janar 2021 pasi u denoncua nga djali i personit që ndërroi jetë nga COVID-19.
Hysa u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F. D., djali i një pacienti me inicialet K. C., 58-vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektit ku dhe ndërroi jetë.
I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait të ndjerë i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, karta e kreditit e më pas janë zbuluar të gjitha tërheqjet që infermierja bëri në bankomat në disa zona të kryeqytetit. /Shekulli/
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...