Google ADS

Vidhnin energji elektrike, arrestohen 2 persona

20:38 | 16 Tetor 2021
A Z

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar operacioni kombëtar kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Në 24 orët e fundit, si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë zbuluar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Lidhur me rastet e vjedhjes së energjisë elektrike janë vënë në pranga 2 persona në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Ndërkohë janë proceduar penalisht 6 persona të tjerë, në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Krujë, pasi kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.

Policia sqaron se do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar dhe zbuluar rastet e tjera të vjedhjes së energjisë elektrike, në një kohë që vendi po përballet me krizë javët e fundit./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme