Google ADS

Vidhet banesa e shqiptarit, grabitësit i marrin 20 mln lekë

19:28 | 15 Tetor 2019
A. B.

Të paktën dy grabitës kanë vjedhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme një banesë në lagjen 5 maji në qytetin e Elbasanit.

Shtëpia në pronësi të një pronari autoshkolle në qytet është grabitur me thyerje. Autorët kanë hyrë dhe kanë marrë një sasi prej 20 milionë lekësh të vjetra. Në momentin e grabitjes asnjë prej familjarëve nuk ka qenë prezent në banesë, fakt nga i cili kanë përfituar hajdutët duke hyrë lirisht në shtëpi. Policia ka nisur hetimet dhe deri më tani ka shoqëruar disa persona për ngjarjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm