Persona të maskuar kanë grabitur një dyqan të telefonave mobil, duke vjedhur 30 telefona të llojeve të ndryshme.
Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, njofton Policia e Shtetit.
“Në vendngjarje kanë dalë shërbimet policore që kanë konstatuar se dy autorë të maskuar, pasi kanë thyer derën kryesore, kanë hyrë brenda dyqanit ku kanë vjedhur rreth 30 celularë të markave të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë, janë shoqëruar disa persona, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...