Një 16 vjeçar humbi jetën në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër – Velipojë
Aksidenti është shënuar rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Trush i Poshtëm”.
Banuesi i lagjes “10 Korriku”, Shkodër duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një automjet bujqësor që po dilte nga një rrugë dytësore për në rrugën kryesore dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motokorrëses, 16-vjeçari banues në fshatin Trush.
Shoferi është shoqëruar në ambientet e DVP Shkoder për veprime te mëtejshme.
“Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike (mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës)”, informoi sot policia e Shkodrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Ora News/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...