Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Pogradec. Një automjet tip “Benz” ka aksidentuar një grua 45-vjeçare e cila është dërguar menjëherë në spitalin e Pogradecit, ku po merr edhe ndihmën e duhur mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 në lagjen nr 4 të këtij qyteti.
“Më datë 27.02.2023, rreth orës 07:15, në lagjen nr. 4, Pogradec automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. A., 48 vjeç, banues në Pogradec, ka aksidentuar këmbësoren M. M., rreth 45 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ndodhet në spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.“, njofton policia./abc
KQZ regjistron partinë e re, Bashkimi Demokratik me numër re...
Mbi 14,000 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës...
KQZ ka pranuar 1 mijë e 524 kërkesa për ndërrimin e qendrës ...
Osmani takon kryeministrin britanik, temë diskutimi ishte ma...
Vdes pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Shqipe Zenelaj
Gërvalla takon homologun nga Lituania, në fokus situata e si...