Tre persona kanë humbur jetën nga aksidenti në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një automjet me të cilën udhëtonin 5 persona ra në lumin Shkumbin.
Viktimat janë E.K., 52 vjeç, E.K., 34 vjeç dhe E.S., 18 vjeç. Ndërsa të plagosur mbetën E.K. 8 vjeç, djali i çiftit Keqa, dhe A.H., rreth 20 vjeç.
Automjeti doli nga rruga pas përplasjes me një makinë tjetër dhe më pas u rrëzua në lumin Shkumbin.
Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse dhe policia.
Ndërkohë, identitetet e viktimave nuk dihen ende.
Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë parakalimi i gabuar.
INFORMACIONI I POLICISË SË ELBASANIT
Më datë 01.02.2022, rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin S. GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Floq, Librazhd, është përplasur me mjetin tip “Benz”, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin.
Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, bashkë me shërbimet e zjarrfikëses.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë shtetasit A. H., rreth 20 vjeçe dhe E. K., rreth 10 vjeç, të cilat janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjeksore.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe të punonjësve të Policisë, në kushte shumë të vështira, pas disa orësh u bë e mundur që të nxirren pa jetë nga mjeti që kishte rënë në mes të lumit, shtetasit E. K., 52 vjeç, E. K., 34 vjeçe dhe E. S., 18 vjeç.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit, njofton TVKlan.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...