Njerëzit e organeve që do të bëjnë vettingun dolën të pakënaqur nga vendimi i socialistëve në komisionin e ligjeve për të reduktuar ndjeshëm numrin e njerëzve dhe nivelin e pagave të tyre.
Vetëm komisioni i posaçëm i kualifikimit ra dakord me shkurtimin drastik, duke rezervuar të drejtën për të kërkuar ndryshime kur të hartohet buxheti i vitit të ardhshëm.
Dy organet e tjera, Kolegji i Apelimit dhe komisionerët publikë e kundërshtuan propozimin e socialistëve që e ul me gati 80 punonjës dhe më shumë se me një të tretën pagat e propozuara prej tyre.
“Pra, kërkohet që një komisioner publik të marrë 10 milionë lekë të vjetra në muaj; këshilltarët kërkojnë të marrin 80 për qind të pagës së komisionerit publik, por jo me këtë shtesë, por 3 milionë lekë; ndërsa Kolegji i Apelimit kërkon 11 milionë lekë të vjetra për person në muaj”, deklaroi deputetja e PS, Vasilika Hysi.
“Ne kemi ngritur një strukturë antimafie këtu, sepse supozohet që këta zotërinj bashkë me stafin e tyre dhe me gjithë rrisqet që do marrin përsipër do të shkojnë tek thelbi i mafias që ka mbytur këtë vend. Të marrim e të flasim se sa kushton puna e tyre, ata e dinë sa iu dhëmbë shpirti që të merren me këtë punë. Ke ngritur një strukturë dhe u kërkon anëtarëve që të kalojnë detin në këmbë”, replikoi deputeti i PD, Gent Strazimiri.
Opozita, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kishin të njëjtin qëndrim, për t’u dhënë organeve të vettingut gjithçka që kërkojnë.
Duke iu referuar përgjigjes nga Komisioni Europian, demokratët propozuan edhe shtimin e njerëzve dhe fondeve, duke deklaruar se shkurtimi i stafit dhe i pagave cënon efikasitetin e tyre dhe kompromenton proesin.
Por socialistët vendosën gjithçka me votë, duke i propozuar Kuvendit reduktimin e strukurës dhe nivelit të pagave për vettingun.
I vetmi prej tyre që nuk ishte dakord me vendimin e marrë ishte Saimir Tahiri, i cili nuk ndryshoi qëndrim për mbështetjen e plotë financiare të organeve të vettingut. /TopChannel/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...