Përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, këtë të premte ka dalë prokurori i Apelit të Shkodrës, Arben Dollapaj.
Sipas raportit të ILDKPKI-së, të çuar për KPK-në, ky prokuror ka pasuri të justifikuar dhe s’ka fshehje të pasurisë. Edhe nga hetimi i thelluar, Arben Dollapaj rezulton me pasuri të justifikuara.
Sipas KPK-së, Dollapaj ka një apartament me sipërfaqe 76 metra katrorë në Bajram Curri; një shtëpi banimi me sipërfaqe 113 m2 në “Selitë të Vogël” në kryeqytet me vlerë 9 milionë lekë; si dhe një shtëpi banimi në Valbonë të Tropojës, ku nuk kanë përfunduar ende punimet.
Për shtëpinë në kryeqytet, të blerë në vitin 2011, si burim financiar janë kursimet personale, ndërkohë që ka marrë edhe një hua nga kunati prej 25 mijë dollarësh.
Në përfundim të hetimit, KPK-ja thekson se nga deklarimet e provat e vëna nga subjekti gjithçka rezulton korrekte, përfshi një leje legalizimi për shtesë kati prej 123 metrash katrorë në shtëpinë e blerë në vitin 2011, pasi konfirmohen edhe nga zyra e legalizimit.
Edhe raporti mbi pastërtinë e figurës, i ofruar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar rezulton pozitiv për prokurorin e Apelit të Shkodrës. “Ka kryer me ndershmëri detyrën dhe me etikë të lartë profesionale, ka ruajtur të pastër figurën profesionale”, rezulton sa i përket vlerësimit të aftësive profesionale të Dollapajt.
Prokurori Dollapaj ka një karrierë prej 25 vitesh në sistem, ku ka hyrë në vitin 1993 në Lushnje, ndërkohë që ka pasur në shqyrtim disa nga çështjet më të rëndësishme, duke hetuar dosje të mëdha si “Banda e Lushnjes”, “Gërdeci” ku kërkoi rrëzimin e vendimeve të Shkallës së Parë dhe burgosjen e të pandehurve, si dhe skandalin e pedofilisë në Qendrën e Fëmijëve, me 3 anglezë të dyshuar si pedofilë, raporton Tch.
Ai ka hetuar edhe evazionin fiskal të Alban Xhillarit, por edhe çështjen mes Saimir Tahirit dhe Edi Palokës për shpifje.
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë