Përzgjidhen anëtarët e Komisionit të Jashtëm të vlerësimit dhe sekretariatit teknik për vettingun në polici, Gradë e SHÇBA. Përzgjedhja e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretariatit Teknik i hap rrugë nisjes së procesit të Vettingut nga niveli i lartë drejtues për rreth 300 drejtues në Polici, Gardë e SHÇBA. Më tej procesi i Vettingut do të përfshijë gjithë strukturat në çdo nivel.
Bordi i Përzgjedhjes, në mbështetje të nenit 9, 10, të ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA, në Ministrinë e Brendshme”, VKM nr. 14, si dhe pas përfundimit të procedurës, përzgjodhi anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit: Ana Kapaj, Artur Baku, Marjeta Gjelaj, Sonila Kadareja, Viktor Bërdo.
Nga kandidaturat e përcjella nga Rektorati i Universitetit të Tiranës u përzgjodhën kandidatët: Ela Kërka, Elda Kuka (Balili), Elida Liko, Ledian Rusta, Mirela Ujkani (Miti)
Anëtarë zëvendësues të anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit u përzgjodhën kandidatët, sipas renditjes: Nertila Sadedini (Murati), Bledar Ilia, Arta Lleshi, Elton Muça
Anëtarë të Sekretariatit Teknik u përzgjodhën kandidatët: Amarildo Kurti, Arta Lleshi, Eralda Bajollari, Erjena Bashari, Erlisa Shkodrani, Floris Muho, Gent Pejo, Gëzim Selmani, Ilva Mitro, Iva Guçe, Klevi Hajdini, Marjana Çela, Marjeta Përlala, Suela Pashaj, Laert Elmazaj.
Inspektoriati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka caktuar si anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, punonjësit:Elvira Dabërdaku, inspektor, Adriana Meko, inspektor, Zamira Gjini, inspektor, Alban Laska, inspektor, Besnik Hodo, inspektor
Anëtarë zëvendësues janë: Dhimitrulla Spiro, inspektor, Vjollca Koçollari, inspektor./balkan web
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...