Pavarësisht kundërshtive të demokratëve, Kuvendi vijoi konsultimet në lidhje me nismën e opozitës për vetting në politikë. Pjesa më e madhe e pedagogëve të universiteteve publike dhe private që ishin thirrur ngritën një serë pyetjesh, ndërsa nënvizuan se ndryshmet kushtetuese nuk duhet të jenë të shpeshta.
Demokratët i kërkuan përsëri mazhorancës në Kuvend që të ndalë serinë e konsultimeve në lidhje me nismën e opozitës për vetingun e politikës përmes ndryshimeve kushtetuese, duke e cilësuar këtë një show teatral.
Mazhoranca kërkon të justifikohet pas këtyre dëgjesave për të refuzuar propozimin, Nuk mund të jemi prezent në një farsë të sajuar”, u shpreh Boçi.
Pavarësisht largimit të Luciano Boçit, si i vetmi opozitar në këtë mbledhje, kryeparlamentari Ruçi tha se është vetë rregullorja e Kuvendit që imponon këto konsultime.
“Po respektohet rregullorja e Kuvendit, që është respekt për nismëtarët. E kemi çuar edhe në Venecia. Nuk ka vonesa, por as ngut se është Kushtetuta”, tha Ruçi.
Konsultimet vijuan me botën akademike. Pedagogë të universiteteve, publike dhe private, theksuan nevojën për qartësime në shumë pika, ndërsa nuk shikonin me sy të mirë ndryshimet e shpeshta kushtetuese.
“Ka një mangësi në lidhje em strukturën. Kush do t’i hetojë deputetët?! Vettingu i gjyqësorit e kishte në vija të përgjithshme, të detajuar më pas në ligj”, u shpreh Erind Mërkuri, pedagog.
Përgjegjësia e çdo individi është personale. Kontakt i papërshtatshëm vëllai, kjo është diskriminuese”, thotë Zhaklina Peto, pedagoge.
“Kushtetuta ndryshon jo sa herë duam ne, por kur është e nevojshme”, u shpreh Artan Hoxha.
“Kushtetuta nuk ka pse të ndryshojë, kur e kemi një ligj tashmë për të njëjtët subjekte, mund të shtohen aty kontaktet e papërshtatshme”, tha Elona Bano.
“Kushtetuta nga një libër themelor për vlerat dhe parimet po bëhet më shumë një libër rregullash. Çdo problem që del në Shqipëri kërkohet një zgjidhje kushtetuese”, sqaron Arben Malaj.
“Në parim jam dakord që nuk duhet ndryshuar shpesh Kushtetuta, por në kushtet në të cilat ndodhet vendi mendoj se është e nevojshme”, tha Ledina Mandija.
Ndërkohë që konsultimet do të vazhdojnë, mazhoranca ka bërë të ditur se për vendimmarrjen do të presë mendimin e Komisionit të Venecias./tch/
Begaj në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë: 80 vite më parë ven...
Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj i ri është sheik ara...
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...