Konfirmohet në detyrë Ndue Doçi, me funksion Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, në Policinë e Shtetit. Trupa e vlerësimit, e ngritur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, tha se Doçi iu nënshtrua kontrollit të tre shtyllave: pastërtisë së figurës, pasurisë si edhe profesionalizmit.
“Për këto arsye, trupa e vlerësimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore, bazuar në pikën 7 të nenit 56 ligji 12/ 2018 i ndryshuar, pasi u mblodh në dhomë këshillimi, në bazë të germës a të nenit 59, si dhe pikës 1 dhe dy të nenit 60 të ligjit 12/2018 të ndryshuar vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të vlerësimit zotit Ndue Doçi me funksion me funksion Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, në Policinë e Shtetit.”, tha trupa e vlerësimit./abcnews.al
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...