Ka kaluar me sukses provën e “Vettingut”, Prokurori Arben Dollapaj, i njohur mes të tjerash si prokurori i bandës së Lushnjës sepse ’97 e gjeti me detyrë në qytetin e Lushnjës, si prokurori që kërkoi dënime të ashpra në Gjykatën e Lartë për të pandehurit e Gërdecit.
Të premten e 3 gushtit ai doli në seancë dëgjimore, ku rezultoi i pastër në të tre komponentët e rivlerësimit.
Në seancën dëgjimore Komisionerët thanë se prokurori Arben Dollapaj ka punuar me ndershmëri dhe ka ruajtur të pastër figurën e prokurorit, një konstatim ky që tregon se raste si ai i Arben Dollapajt i detyron edhe vetë komisionerët të mos kursehen me fjalë të mira, raporton Tch.
Edhe pasuritë e prokurorit, i cili garon për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë rezultojnë të justifikuara./TCH/
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet
Vjedhje në një argjendari në Prizren, policia jep detaje
Rikthim sensacional i Milanit ndaj Interit, fiton Superkupën...
Yamal ftohet për ndeshjet e Superkupës së Spanjës
Leo dërgon në nominim kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin
24 janar finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3