Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se vetting-u është pretekst për të shmangur vëmendjen nga dialogu politik dhe zgjedhjet. Manjani tha se “Jemi larg situatës normale për të zhvilluar zgjedhje të lira, të ndershme, të qeta dhe ndoshta paqësore”.
Për ish-ministrin, gjyqtarët dhe prokurorët sot janë në drejtim të paditur, pasi ata nuk kontrollohen, as monitorohen dhe madje as Ministri i Drejtësisë, Prokurori i Përgjitshëm apo KLD nuk kanë më rolin që kishin për të luajtur, çka i bën gjyqtarët dhe prokurorët të mos japin më llogari askund.
Sipas Manjanit, 140 votat për ndryshimet Kushtetuese tregojnë se si pozita, ashtu edhe opozita kanë shanse të barabarta në ngritjen e strukturave të Vetting-ut, pra një palë duhet të presë tjetrën, për të zgjidhur problemin politik.
Manjani është shprehur se do të ishte histori katastrofale për funksionimin e shtetit nëse kjo situatë vazhdon kështu edhe përgjatë procesit të Vetting-ut.
“Nuk ka pushtet tjetër, as deputetë, as qeveritarë që duke dalë në televizor dhe duke u shprehur për drejtësinë kujtojnë se japin drejtësi. Drejtësinë do ta japin vetëm gjykatat në sallën e gjyqit. Askush tjetër nuk e bën dot këtë”,- tha Manjani në një intervistë për OraNews.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...