Siç pritej Adriatik Llalla mungoi sërish në debatin gjyqësor që po zhvillohej ndaj tij në shkallën e dytë të vettingut.
Komisioneri publik këmbënguli se ish Prokurori i Përgjithshëm pavarësisht dorëheqjes nga drejtësia, vazhdon të ketë statusin e magjistratit e për këtë arsye dorëheqja e tij nuk rezulton të jetë kryer siç duhet. Si argument komisioneri solli shembullin e dy gjyqtarëve të dorëhequr pranë KLD gjatë vettingut.
“Ditën që mbaron mandati i institucionit të rivlerësimit, gati 4 vite më pas nga dita e sotme që po zhvillohet ky gjykim, ai ka gjithë të drejtën të kërkojë rikthimin në sistem duke mos e kaluar kurrë kështu procesin e rivlerësimit”, tha Floran Ballhysa, komisioneri publik.
Por avokati kundërshtoi me pretendimin se që nga Venezuela e në Shqipëri dorëheqjet janë njësoj, sipas Sokol Hazizajt. Për më tepër mbrojtja shtoi se Adriatik Llalla u vetëlargua pasi i përfundoi mandati si Prokuror i Përgjithshëm e më pas ka depozituar dorëheqjen sipas ligjit.
“I ka dhënë të drejtën ligjbërësi, jo vetëm subjektit Adriatik Llalla, por kujtdo subjekti tjetër”, tha Sokol Hazizaj.
Përgjatë dy seancave palët po mbajnë llogoret e tyre duke përdorur si armë mënyrën si e la drejtësinë Adriatik Llalla. Por në fakt përfaqësuesi i interesave të publikut që është komisioneri, kërkon të rrezohet vendimi i shkallës së parë që ndërpreu vettingun, menjëherë sapo Adriatik Llalla dha dorëheqjen.
Dhe me këtë qëndrim komisioneri kërkon edhe nënshtrimin ndaj vettingut edhe të ish gjyqtares së Lartë Mirela Fana dhe të ish prokurorit Sulejman Tola, që të dy ata të dorëhequr pranë Presidentit. Por avokati i Llallës mendon se do të fitojë
“Nuk kam arsye të humbas sepse ligji është për të drejtën”, tha Haziza/Top Channel
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...